Ballina Sport Alegri mund të jetë trajneri i ri i Benzemasë

Alegri mund të jetë trajneri i ri i Benzemasë

20
0

E ardhmja e Masimiliano Alegrit mund të jetë në Arabinë Saudite. Ish-trajneri i Juventusit, i shkarkuar në fundjavë, është kandidati kryesor për të zënë vendin e Marselo Gajardos tek Al-Itihad.

Trajneri argjentinas, i afruar me stolin e Milanit në javët e fundit, në fakt do të zëvendësohet nga klubi saudit pas dështimit për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve të Azisë.

Aktualisht në skuadër bien në sy emrat e lojtarëve si Kante, Luis Felipe, Zhota, Fabinjo dhe Benzema edhe pse qëndrimi i ish-fituesit të “Topit të Artë” s’është e sigurt.

Sipas spanjolles “Marca”, profili i Alegrit është ai që kryeson listën e klubit nga Zhedah, ndërsa i dyti është ai i Poçetinos, së shkarkuar dy ditë më parë nga Çelsi.