Ballina Sport Spalletti publikon listën paraprake të lojtarëve të grumbulluar

Spalletti publikon listën paraprake të lojtarëve të grumbulluar

22
0

Italia ka bërë të ditur listën me 30 lojtarët e grumbulluar në listën paraprake të Euro 2024.

Të kaltërit e Spallettit janë ne grupin ku ndodhet edhe kombetarja jonë e Shqipërisë.

Tekniku i kombëtares italiane ka përzgjedhur 30 lojtarë për Euro 2024, por sigurisht që nuk është përfundimtare.

Locatelli ka mbetur jashtë nga kjo listë, nje nga yjet e Italisë në Europianin e fundit.

portierë: Donnarumma (Psg), Vicario (Tottenham), Meret (Napoli), Carnesecchi (Atalanta).
mbrojtës: Acerbi, Bastoni e Darmian (Inter), Scalvini (Atalanta), Buongiorno (Torino), Mancini (Roma), Calafiori (Bologna), Di Lorenzo (Napoli), Bellanova (Torino), Dimarco (Inter), Cambiaso (Juve).
mesfushorë: Barella e Frattesi (Inter), Cristante e Pellegrini (Roma), Fagioli (Juve), Jorginho (Arsenal), Ricci (Torino), Folorunsho (Verona).

sulmues: Chiesa (Juve), Raspadori (Napoli), Retegui (Genoa), Scamacca (Atalanta), Orsolini (Bologna), Zaccagni (Lazio), El Shaarawy (Roma).