Ballina Aktualitet Surrogacia dhe ‘martesa’ tek tarraca e bashkisë/ Qytetarët marshojnë tek sheshi ‘Skëndërbej’:...

Surrogacia dhe ‘martesa’ tek tarraca e bashkisë/ Qytetarët marshojnë tek sheshi ‘Skëndërbej’: Familja dhe jeta po kërcënohen

40
0

Qytetarët mbajtën sot një marshim në sheshin ‘Skëndërbej’ për të kundërshtuar projekt ligjin për Surrogacinë, Abortin dhe Shëndetin Riprodhues të Grave dhe Vajzave.

Në shesh u mblodhën dhe firma për peticionin kundër këtij projekt ligji që ende nuk është kaluar për miratim në parlament. Tubimi ‘Pro Jetës dhe Familjes’ u organizua nga Koalicioni Pro Familjes, pastori Akil Pano.

Ai mbajti edhe fjalën e tij ku është shprehur se jeta dhe ekzistenca e familjes sonë po kërcënohet dhe fton qytetarët të bashkohen për të firmosur peticionin dhe për të kundërshtuar projekt ligjin për surrogacinë.