Kryeprokurori i SPAK është kërcënuar përmes një mesazhi telefonik nga një eksponent i krimit që ndodhet i strehuar në Dubai. Kështu u shpreh këtë të enjte gazetari Arian Curri.
Sipas tij, ky mesazh telefonik ka qenë edhe shkaku që Altin Dumani është shfaqur i frikësuar gjatë raportimit të tij një ditë më parë në Komisionin e Ligjeve, shkruan javanews.al
“Ti je aty për katër vite, por mua do më kesh pas gjithë jetën”.
Kjo është përmbajtja e SMS që ka marrë kreu i Prokurorisë së Posaçme sipas Currit, i cili nuk ka dhënë detaje se cili është kërcënuesi.