Ballina Rajoni Gjendet tjetër kontejner me kokainë në Pire! Policia sekuestron edhe 100 kg...

Gjendet tjetër kontejner me kokainë në Pire! Policia sekuestron edhe 100 kg kokainë në port

45
0

Një tjetër kontejner me 100 kg kokainë është gjetur nga autoritetet në portin e Pireut në Greqi

Pas një hetimi nga Departamenti i Çështjeve të Përgjithshme të Sigurisë së Atikës së bashku me prokurorinë amerikane të drogës, përveç sasisë prej 210 kg kokainë të zbuluar sot paradite, në një kontenier tjetër u gjetën edhe 100 kg kokainë, duke rezultuar në total një sasi mbi 300 kg kokainë e sekuestruar.

Autoritetet besojnë se dy kontejnerët janë të lidhur me njëri-tjetrin.