Ballina Aktualitet Mashtrimi me mikrokreditet, eksperti i Ekonomisë Zef Preçi lëshon deklaratën e fortë...

Mashtrimi me mikrokreditet, eksperti i Ekonomisë Zef Preçi lëshon deklaratën e fortë dhe bën apelin e fortë: Ta hetojë SPAK, në skemë janë përfshirë shumë institucione

28
0

Institucionet financiare jobankare janë njëlloj si bankat me përjashtim që nuk lejojnë të krijojnë depozita. Ato kanë luajtur një rol në zonat ku bankat nuk janë active dhe nuk operojnë. Por ku qëndron problemi që u krijua kjo skemë mashtrimi.

Eksperti i ekonomisë Zef Preçi thotë se ekzsiton baza ligjore por se  Banka e Shqipërisë e ka konsideruar shitjen dhe rishitjen e kontratës si product bankarë.

Ndërkohë përfshirja e përmbaruesve dhe parave të pista në këtë proces. ‘Këtë vetëm prokuroria Banka e Shqipërisë e Parlamenti nuk e dinin se I gjithë opinioni publik kishte 6 vjet që zien për këtë punë” thotë Preçi i ftuar në një program televiziv.

Preçi beson se e gjithë skema është pjesë e keqqeverisjes,si bëhet paraja e shpejt është pjesë e krimit të organizuar

“Uroj që prokuroria të ketë përgjegjshmërinë tia çojë SPAK. Shkalla e përfshirjes së institucioneve superiore, monitoruese e mbikqyrëse përfshirëse në systemin banker dhe më gjerë, përfshirë Agjencinë kundër pastrimit të parave, Tatim Taksave, Kadastrën e të tjerë është shumë më e gjerë nga sa duket në pamje të parë. Rreziku i tensioneve sociale për shkak se preket pjesa më e varfër e shoqërisë. Bëhet fjalë për 100 – 150 mijë familje që kanë nevojë për ndërhyrje ligjore”