Ballina Kosovë Hoxhaj për mosnjohjen e Kosovës nga Spanja: Nuk i sjell nder të...

Hoxhaj për mosnjohjen e Kosovës nga Spanja: Nuk i sjell nder të jetë në një barkë me Rusinë

25
0

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Spanja po refuzon ta njohë pavarësinë e Kosovës, duke e përmendur si arsye procesin e dialogut kurse në anën tjetër njohu Palestinën, jashtë Marrëveshjes së Oslos.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Hoxhaj e ka quajtur këtë hipokrizi diplomatike teksa ka shtuar se Spanjës nuk i sjell asnjë nder të jetë në një barkë me Rusinë sa i përket Kosovës.

“Spanja ende refuzon të njohë shtetin më të ri të Evropës, Kosovën, duke përmendur procesin e dialogut të Brukselit, megjithatë ajo e njeh Palestinën, jashtë Marrëveshjes së Oslos. Nuk i sjell asnjë nder Spanjës dhe shteteve të tjera evropiane të jenë në të njëjtën barkë me Rusinë në Kosovë. Hipokrizi diplomatike?”, ka shkruar Hoxhaj në “X”.

Ndryshe, më 22 maj, Spanja, Irlanda dhe Norvegjia kanë njoftuar se kanë vendosur ta njohin Palestinën si shtet të pavarur, duke argumentuar se zgjidhja me dy shtetet është zgjidhja e vetme për paqe afatgjate në konfliktin izraelito-palestinez.