Ballina Europë Masakra që ndryshoi Italinë, 32 vjet nga vrasja e gjykatësit Giovanni Falcone

Masakra që ndryshoi Italinë, 32 vjet nga vrasja e gjykatësit Giovanni Falcone

24
0

Gjashtë ditë më pare u shënua 85-vjetori i lindjes së Giovanni Falcone, gjykatësit Italian që gjunjëzoi mafian. Falcone, i konsideruar si “gjeniu i antimafias” kuptoi se si të kapte elitën e mafies siciliane, duke gjurmuar transaksionet financiare, shpesh të lidhura midis Italisë dhe SHBA-së. Vrasja e gjyqtarit më 23 maj të vitit 1992 shkaktoi rënien e Cosa Nostra-s

Të shtunën, më 23 maj 1992, njerëz të veshur si punëtorë vendosën 500 kilogramë semtex dhe lëndë të tjera shpërthyese në një tunel kullimi nën autostradë. Automjeti I pare escortës së Falcones ishte një Fiat Croma me tre oficerë policie dhe e dyta, një makinë e bardhë, drejtohej nga Falcone, me gruan e tij në sediljen e pasagjerit dhe një truprojë pas. I treti ishte një Fiat blu, sërish me tre policë. Në orën 17:59, teksa makinat kalonin mbi kanal, eksplozivi I telekomanduar shpërtheu.

Shpërthimi shkatërroi dhjetëra metra rrugë dhe krijoi një krater prej tetë metrash. Falcone u mor në gjendje kritike, duke humbur jetën dy orë më vonë. Gruaja e Falcones dhe tre rojet e tij u vranë gjithashtu në sulm. Truproja dhe njëkohësisht shoferi i tij, Giuseppe Costanza përfundimisht mbijetoi. Vrasja shkaktoi një reagim krejtësisht të jashtëzakonshëm dhe Rezistenca kundër mafies mori përmasa krejtësisht të papritura.

Vrasësi i Falcone, i mbiquajtur “Deri”, i shpëtoi drejtësisë edhe për pak kohë. Giovanni Brusca u arrestua në vitin 1997. Ai u shpall fajtor në disa procese, përfshirë atë për vrasjen e Falcone. Brusca përfundimisht pranoi se shpërtheu bombën. Pas dënimit, megjithatë, ai filloi të bashkëpunonte me policinë, e cila kontribuoi në uljen e dënimit, kështu që u lirua me kusht më 31 maj 2021.