Ballina Ekonomia Mashtrimi me mikrokreditet/ Eksperti i Ekonomisë: Duhet ta hetojë SPAK-u

Mashtrimi me mikrokreditet/ Eksperti i Ekonomisë: Duhet ta hetojë SPAK-u

22
0

Institucionet financiare jobankare janë njëlloj si bankat me përjashtim që nuk lejojnë të krijojnë depozita. Ato kanë luajtur një rol në zonat ku bankat nuk janë aktive dhe nuk operojnë. Por ku qëndron problemi që u krijua kjo skemë mashtrimi. Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi u shpreh ne media se ekziston baza ligjore, por se Banka e Shqipërisë e ka konsideruar shitjen dhe rishitjen e kontratës si produkt bankarë. Ndërkohë përfshirja e përmbaruesve dhe parave të pista në këtë proces. “Këtë vetëm prokuroria Banka e Shqipërisë e Parlamenti nuk e dinin se I gjithë opinioni publik kishte 6 vjet që zien për këtë punë”, deklaroi ai. Po ashtu, Preçi beson se e gjithë skema është pjesë e keqqeverisjes,si bëhet paraja e shpejt është pjesë e krimit të organizuar. “Uroj që prokuroria të ketë përgjegjshmërinë t’ia çojë SPAK. Shkalla e përfshirjes së institucioneve superiore, monitoruese e mbikëqyrëse përfshirëse në sistemin bankar dhe më gjerë, përfshirë Agjencinë kundër pastrimit të parave, Tatim Taksave, Kadastrën e të tjerë është shumë më e gjerë nga sa duket në pamje të parë. Rreziku i tensioneve sociale për shkak se preket pjesa më e varfër e shoqërisë. Bëhet fjalë për 100 – 150 mijë familje që kanë nevojë për ndërhyrje ligjore”, nënvizoi Preçi.