Ballina Lifestyle “Pse nuk ke para”, momenti kur babai gjunjëzohet para së bijës se...

“Pse nuk ke para”, momenti kur babai gjunjëzohet para së bijës se nuk i blen dot një iPhone

28
0

Telefonat e shtrenjtë shpesh konsiderohen si një “simbol statusi” dhe për fat të keq edhe ndër brezat më të rinj.

Videoja, e cila është regjistruar në Kinë, ilustron furinë që mbretëron dhe ka ndezur një debat të ashpër në rrjetet sociale.

Një kalimtar ka regjistruar një baba duke u gjunjëzuar pranë vajzës së tij, ndërsa ajo i thotë “prindërit e tjerë mund t’u blejnë fëmijëve të tyre iPhone. Pse nuk keni më shumë para?”.

Dyshohet se burri u përpoq t’i kërkonte falje vajzës së tij, kështu që ai ra në gjunjë. Ajo ishte e pakëndshme dhe i kërkoi të “ngrihej shpejt”, shkruan South China Morning Post.

Videoja u bë virale në disa platforma të mediave sociale dhe ndezi një debat të nxehtë rreth prindërimit dhe sjelljes së adoleshentëve.

Disa e kritikuan vajzën, ndërsa të tjerë besonin se babai duhet ta kishte rritur më mirë.

Një komentues shkroi se “Shoqëria konsumatore e ka gëlltitur rininë. Ata janë të fiksuar pas rehatisë materiale dhe injorojnë vështirësitë e prindërve të tyre. Është një tragjedi”.

Një tjetër vazhdoi “sjellja e babait është patetike. Veprimet e tij do ta bëjnë vajzën edhe më kërkuese. Ai bëri një punë të keqe”.