Ballina Kronika I mori me forcë varësen nga qafa një të moshuare, e pëson...

I mori me forcë varësen nga qafa një të moshuare, e pëson keq 27-vjeçari

25
0

Arrestohet një 27-vjeçar në Berat. Mësohet se 27-vjeçari A.V, i ka marrë me forcë nga qafa një varëse floriri një 68-vjeçareje dhe është larguar me vrap.

27-vjeçari është arrestuar dhe me rastin e tij do të merret Prokuroria Berat.

Njoftimi i Policisë:

I mori me forcë nga qafa, varësen e floririt, një 68-vjeçareje, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 27-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, pas marrjes së kallëzimit nga shtetasja S. A., se një shtetas i kishte marrë me forcë nga qafa, varësen e floririt, organizuan punën dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore identifikuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin: A. V., 27 vjeç, banues në Berat.

Ky shtetas dyshohet se i ka marrë me forcë varësen e floririt, nga qafa, shtetases S. A., afër banesës së saj, në lagjen “Çlirim”, dhe më pas është larguar me vrap. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.