Ballina Lifestyle Arrestohet në Hollandë këngëtarja Nicki Minaj, filmon gjithçka pasi ishte “live” në...

Arrestohet në Hollandë këngëtarja Nicki Minaj, filmon gjithçka pasi ishte “live” në Instagram

30
0

Këngëtarja e famshme amerikane Nicki Minaj është arrestuar në Holandë.

Policia holandeze e arrestoi atë pasi dyshohet se kishte hyrë brenda territorit holandez me marijuanë.

“Ata thonë se gjetën kanabis dhe se një grup tjetër njerëzisht duhet të vijë këtu për të peshuar cigaret. Mbani në mend se më morën çantat pa pëlqimin tim”, ka deklaruar këngëtarja.

I gjithë arrestimi i saj është regjistruar në kamera, pasi këngëtarja amerikane ishte duke transmetuar ‘live’ në Instagram. Një polic holandez dëgjohet teksa i thotë asaj të mbyllë kamerën dhe të hyjë brenda makinës.