Ballina Politika Basha flet për të rinjtë, krijimi i mundesive për ta që të...

Basha flet për të rinjtë, krijimi i mundesive për ta që të jetojnë dhe punojnë në vendin e tyre

27
0

Kryetari i PD, Lulzim Basha, podcastin e rradhës me Ermalin dhe Marsidin e ka zhvilluar në qytetin e Vlorës në një takim me të rinjtë e qytetit bregdetar. Basha foli për situatën e vështirë ku ndodhet rinia, e cila bashkë me shtresën e mesme të shoqërisë janë dy nga grupet e shoqërisë që janë goditur me projekt politik.
Kreu i PD, gjithashtu foli për mundsitë që do të krijojë PD për rininë duke i kushtuar vëmendje Teknologjisë së Informacionit, si dhe duke financuar politika stimuluese, trajnime, duke bërë të mundur kështu që në Shqipëri të shohin të ardhmen e tyre.

Më poshtë pjesë nga fjala e Bashës:

Që të stimulosh rininë, duhet të krijosh modelet e duhura. Është diçka që i kthehem dhe i rikthehem, politika ka dy role: sigurisht ka rolin e rëndësishëm të gjej zgjidhje, të bë të mundur atë që duket e pamundur. Të gjej zgjidhje të themi konfroktimet, kontradiktat shoqërore, kryesisht rreth mundësive të cilat duhet t’i gëzojnë në mënyre të barabartë qytetarët pavarësisht prej statusit në të cilin ndodhen, barazinë e ligjit e të tjerë. Por politika ka dhe një rol tjetër, ka rolin e edukimit dhe këtë e bën përmes modelit. Dhe modeli i dertanishëm ka qenë një model i dështuar i cili jo vetëm nuk kanë inspiruar përfshirjen e rinisë, por i ka neveritur me shkeljen e premtimeve, me indiferencën totale. Dhe tani kemi ardhur në një pikë ku këta nuk kuptojnë dëshirat e rinisë.
Që të frenohet emigracioni duhet të funksionojë ekonomia, duhet të funksionojë ekonomia për të rinjtë. Pra, duhet që një i ri të marrë një profesion dhe jo vetëm një diplomë, ta marrë një profesion dhe ta ushtrojë këtë profesion në pritshmëritë që do të ketë në të ardhura të mjaftueshme për të ndërtuar një jetë dinjitoze. Pra, jo një pagë minimale sa për të çuar 5 lekë në shtëpi, por të ardhura të mjaftueshme për të planifikuar jetën e vet, familjen, shtëpinë, themelimin e familjes, sigurinë e fëmijëve. Pra, nuk ka një zgjidhje të shpejt për këtë, nuk ka një zgjidhje magjike për këtë. Duhet të rifunksionalizohet ekonomia, një ekonomi që funksionon në mënyrë të tillë që i jep shanse lirisë. Dhe për këtë sot situate me të vërtetë është e vështirë, por edhe shanset janë më të mëdha se kurrë. Po të marrim një degë e cila po shpërthen në Europë dhe në të gjithë botën, dega e inovacionit dhe e teknologjisë. E kuptojmë që me një investim minimal do të thoja për shtetin ne mund të kualifikojmë dhe rikualifikojmë segmente të tërra të rinisë për profesione që paguhen duke filluar nga një minimum prej 800, 1000, 1200 eurosh. Dhe në momentin që ke 5000, 10000, 15000, 20000 të rinj në këtë sektor, siç po ndodh me vendet fqinje jo të BE, është përhapur modeli. Se është një profesion i dinjitetshëm, është një profesion me një aspekt jo thjesht manual, por edhe intelektual teknologjia e informacionit. Aspekti tjetër është valorizon, pra, i kthehet vlera aktiviteteve ekonomike që ekzistojnë në Shqipëri, por kryhen me rendiment të ulët. Dhe këtu kam parasysh zinxhirin turizëm-bujqësi-agrobiznes që prek 1/3 e popullsisë për definicion 1/3 e rinisë.
Goditja e rinisë është dhe një projekt politik. Sepse rinia është e pavarur për nga vet natyra e moshës, është shumë më idealiste dhe është shumë më e intersuar për një ndryshim domethënës politik, ekonomik, shoqëror sesa grupmoshat e tjera. Dhe këtë padiskutim e dinë dhe ata që duan që situatën ta mbajnë nën kontroll. Dy janë shtyllat që rrezikojnë përmbysjet e mëdha në një shoqëri dhe në veçanti në momente si ky ku ndodhet sot shoqëria jonë, rinia dhe shtresa e mesme. Dhe jo më kot të dyja janë vënë në breshëri të politikave të mbrapshta apo mungesës totale të mbështetjes së politikave nga kjo qeveri.
Kësaj politike i duhet dhënë fund. Si i jepet fund? Duke kthyer në prioritet absolut këto dy shtylla të shoqërisë, rininë, shtresën e mesme, profesionistët e lirë. Si kthehen në prioritet absolut? Duke financuar, pra duke dhënë mbështetje financiare në të gjitha format, financimi i drejtpërdrejtë, politika financiare stimuluese, trajnime dhe duke bërë të mundur që në Shqipëri të shohin jo thjesht atë që u do zemra, por dhe atë që ua kërkon mendja për të krijuar familje, për të marrë profesion. Dhe përfitues do të jemi të dy palët, do të jenë në rradh të parë rinia shqiptare dhe pastaj Shqipëria dhe shoqëria shqiptare.