Vetëm pak ditë nga zgjatja e afatit të hetimit për një periudhë 3 mujore, prokuroria e posaçme SPAK ka ushtruar 4 kontrolle të tjera që lidhen me çështjen Balluku.
Të 4 kontrollet janë kryer në disa banesa dhe zyra, në Tiranë dhe Durrës, dhe bëhet fjalë për individë të rrethit familjar dhe biznesmenë të ish-zv/kryeministres Belinda Balluku.
Mesohet se gjatë kontrolleve janë sekuestruar telefona dhe kompjutra si dhe disa dokumenta.
Ende nuk dihet me saktesi se për cilën dosje penale janë kryer këto kontrolle pasi ndaj Belinda Ballukut janë rregjitruar 3 dosje penale në SPAK.







