Ballina Aktualitet Tiranë, 8 mijë gjoba për parkim dysh javën e kaluar! Policia rrugore...

Tiranë, 8 mijë gjoba për parkim dysh javën e kaluar! Policia rrugore ndëshkon shkelësit, 1700 shoferë në ditë

37
0

Policia rrugore e Tiranës ka vendosur 11.889 masa administrative drejtuesve të makinave brenda një jave.

Në bilancin që policia bën të ditur bëhet e ditur se janë vendosur, mesatarisht 1,698 gjoba në ditë për gjatë javës që lamë pas 19.05.2024 – 25.05.2024. Gjobat më të shumta janë vendosur për qëndrim të gabuar, që pasojnë ata për shpejtësi mbi normën e lejuar dhe mos vendosjen e rripit të sigurimit.

Me ardhjen e sezonit turistik janë forcuar dhe masat e kontrolleve për të parandaluar aksidentetet rrugore.

Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore:

Janë arrestuar 9 shoferë, nga të cilët 4 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 1 për lëvije pa leje drejtimi dhe 4 për shkelje të rregullave të qarkullimit.

Masat administrative:

11.889 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,698në ditë.

63 masa për xhama të zinj.

608 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.

330 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.

587 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.

19 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.

704 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.

8089 masa për qëndrim të gabuar.

Pezullime dhe bllokime:

9 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.

55 raste për tejkalim shpejtësie.
13 raste të ndryshme

12 automjete u bllokuan, përfshirë 4 me targa të huaja.