Ballina Lifestyle Fiku dritat e shtëpisë, Egla flet si fituese e edicionit të tretë...

Fiku dritat e shtëpisë, Egla flet si fituese e edicionit të tretë të BBV

30
0

Aktorja Egla Ceno është shpallur fituese e edicionit Big Brother Albania VIP 3, duke e bërë kështu banoren e fundit të shtëpisë, që fiku edhe dritat.

Pasi ‘rrëmbeu’ Çmimin e Madh prej 100 mijë eurosh, me të mbërritur në studio ajo u shpreh:

“Falenderoj që jeni bërë zëri, nga një format kaq i rëndësishëm, që jeni bërë zëri i këtyre mesazheve. Dhe më fal Ledion, të tregoj pak kurrizin”, ku në bluzën e Eglës shkruhej: E vogël, e brishtë, e pafajshme.

Karrierën time e kam qëndisur ndër vite, unë jam një aktore teatri, jam shumë e lidhur me teatrin. Ia dedikoj grave, vetes time, në fund të ditës e meritoja”.