Ballina Europë Aksidentohet autobusi në Turqi, 10 persona humbën jetën

Aksidentohet autobusi në Turqi, 10 persona humbën jetën

33
0

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe 39 të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku me autobus në Turqi.

DailyMail ka raportuar se aksidenti i së dielës ka ndodhur në autostradën Tarsus-Adana-Gaziantep, pasi autobusi devijoi në korsenë e kundërt dhe u përplas me automjetet përballë.

Autobusi thuhet se rrëshqiti për shkak të motit me shi. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore dhe të zjarrfikësve.