Ballina Sport “Nuk largohem nga Atalanta”, Gasperini: Jam i fokusuar totalisht te skuadra

“Nuk largohem nga Atalanta”, Gasperini: Jam i fokusuar totalisht te skuadra

18
0

Pavarësisht se fitoi titullin e parë evropian në historinë e klubit dhe i kualifikoi për të dytën herë, në pak vite, në fazën e grupeve të UEFA Champions League, tekniku Gian Piero Gasperini, duket se nuk e ka mbyllur akoma “kapitullin” e tij, te “Bergamaskët” e Atalanta, teksa pritet të vijojë të mbetet në pankinën e këtyre të fundit.

Këtë gjë e ka konfirmuar edhe vetë tekniku italian, i cili i pyetur nga mediat për të ardhmen, u shpreh se është pjesë e Atalanta dhe do vazhdoj të jetë edhe në të ardhmen, teksa u duk të ishte gati për sezonin e ardhshëm, ku sërish synon të korrë sukses, si në arenën evropiane, por edhe në elitën e futbollit në Apenine.

“Jam i lidhur me Atalanta-n dhe do të vazhdoj të jem edhe në të ardhmen. Asnjëherë nuk kam thënë ndryshe në këtë periudhë, nuk i kam lënë hapësirë asnjë diskutimi sepse kam qenë i fokusuar vetëm tek Atalanta.

Këto ditë në Bergamo ka një eufori të jashtëzakonshme, festime të rëndësishme ende na presin dhe ne e kuptojmë se çfarë kemi bërë. Djemtë treguan se ende duan të garojnë dhe të marrin rezultate pozitive”,– u shpreh Gasperini.