Ballina Aktualitet Shkoi në kantierët e ndërtimit të kampit të emigrantëve në Shëngjin, deputeti...

Shkoi në kantierët e ndërtimit të kampit të emigrantëve në Shëngjin, deputeti italian përballet me të papriturën

41
0

Deputeti i Partisë së Gjelbër në Itali, Angelo Bonelli ka shkruar ditën e sotme te kantierët e ndërtimit për qendrën e strehimit të emigrantëve në Shëngjin nga Italia. Ndërkohë sipas raportimit të mediave italiane Bonellu ka ngelur pas dere pasi nuk është lejuar.

Teksa ka shkuar që të inspektojë punimet që po kryhen në Shëngjin, deputeti italian nuk është lejuar përgjatë gjithë paradites së sotme që të futet brenda kantierit të ndërtimit. Përplasja ka ndodhur pasi autoritetet shqiptare nga njëra anë i kanë bërë me dije se tashmë në pikën ku po ndërtohet qendra e emigrantëve, çdo gjë në bazë të ligjit është italiane për 5 vitet e ardhshme, ndërsa ambasadori italian në Tiranë, e ka informuar se duhet të marrë autorizim në Ministrinë e Mbrojtjes.

Ambasadori italian i ka kërkuar që të presë deri në mbërritjen e tij në Shëngjin dhe më pas është lejuar i shoqëruar që të kryejë inspektimin brenda kantierit. Ndryshe nga punimet në Gjadër, në Shëngjin, punimet janë në rrugë të mbarë, transmeton ‘La Repubblica’.