Ballina Kuriozitete Shefi i Netflix nuk mendon se programet e AI do të zëvendësojnë...

Shefi i Netflix nuk mendon se programet e AI do të zëvendësojnë krijuesit dhe aktorët e filmave

24
0

Krijuesit dhe aktorët e filmave nuk do të humbasin vendet e tyre të punës për shkak të Inteligjencës Artificiale.

Kështu së paku mendon bashkë-CEO i Netflix, Ted Sarandos, 59 vjeç, shkruajnë mediat e huaja.

“Unë nuk besoj se ndonjë program i AI do të shkruajë një skenar më të mirë se një shkrimtar i madh, ose do të zëvendësojë një performancë të shkëlqyer, ose se ne nuk do të jemi në gjendje të dallojmë ndryshimin”, ka thënë Sarandos.

Sarandos u emërua bashkë-CEO i Netflix në korrik 2020, duke shërbyer së bashku me themeluesin e kompanisë Reed Hastings.

Kur Hastings dha dorëheqjen si bashkë-CEO për t’u bërë kryetar ekzekutiv i Netflix në janar 2023, ai u zëvendësua nga drejtori i përgjithshëm i kompanisë Greg Peters.