Ballina Sport Spanja, trajneri de La Fuente: Të gjithë kanë mundësi të barabarta për...

Spanja, trajneri de La Fuente: Të gjithë kanë mundësi të barabarta për të luajtur, ndeshje delikate në Europian

37
0

Numri një i pankinës së Spanjës, De La Fuente publikoi sot listën provizore të Europianit, ku nuk munguan konfirmimet dhe risitë. Tekniku De La Fuente, në një intervistë të dhënë së fundit, tregoi arsyetimin e tij për zgjedhjet e bëra.

“Lista kaq e madhe është për të garantuar që të jemi gati para çdo lloj të papriture që mund të ndodhë në finalen e Champions apo në stërvitje, nëse shfaqet ndonjë problem. Të gjithë kanë të njëjtat shanse, do të minimizojmë rreziqet, pasi kemi lojtarë shumë polivalentë. Sa vende janë të garantuara? Asnjë. Askush nuk ka asgjë të garantuar, duhet ta fitosh ditë pas dite me stërvitje dhe frymë skuadre. Ky është një rivalitet ditor, kush nuk e mendon kështu, gabohet. Grupi në Europian është shumë i vështirë, Nuk është se do të zbulojmë ndonjë ekip të panjohur atje. Europianet janë shumë të vështira dhe ky edicion me shumë ekipe, do të jetë edhe më i vështirë. Jemi të përgatitur, kemi krijuar një grup të mirë lojtarësh” – tha ai.