Ballina Lifestyle U qëllua për vdekje gjatë një grabitje, humb jetën në moshën 37...

U qëllua për vdekje gjatë një grabitje, humb jetën në moshën 37 vjeçare aktori amerikan

19
0

Aktori Johny Wactor u qëllua për vdekje gjatë një grabitjeje në moshën 37 vjeçare. Johny Wactor, i njohur më së miri për interpretimin në 200 episode të serialit televiziv General Hospital, vdiq të shtunën herët në mëngjes, sipas nënës së tij Scarlett.

Johny Wactor ishte me një koleg kur burra tentuan t’i vidhnin makinën. Aktori, sipas asaj që bëhet e ditur, nuk ka tentuar të zihet me ta apo t’i ndalojë, por sulmuesit e kanë qëlluar para se të largohen nga vendi i ngjarjes.

Deri më tani, policia nuk ka dhënë një përshkrim të të dyshuarve, por nëna e aktorit shpreson që fajtorët të gjenden shpejt.

Shumë nga fansat e tij do ta kujtojnë atë për rolin e tij si Brando Corbin në Spitalin e Përgjithshëm.