Ballina Bota Stuhi në Filipine, raportohet për 7 viktima

Stuhi në Filipine, raportohet për 7 viktima

44
0

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhisë tropikale “Eviniar” që goditi Filipinet gjatë fundjavës.

Për shkak të erërave të forta dhe shiut në jug të kryeqytetit të Filipineve, Manila, pati ndërprerje të energjisë elektrike, si dhe u mbyllën disa aeroporte dhe porte detare, shkruajnë mediat e huaja.

Ndërkohë që stuhia solli erëra deri në 130 kilometra në orë.