Sllovenia njohu sot shtetin palestinez pasi parlamenti i saj votoi me shumicë dërrmuese në favor të masës, pas hapave të fundit të tre vendeve të tjera evropiane.
Qeveria e Sllovenisë miratoi një mocion javën e kaluar për të njohur shtetin e Palestinës dhe e kishte dërguar propozimin në parlament për miratim përfundimtar, i cili ishte i nevojshëm që vendimi të hynte në fuqi.
Parlamenti të martën vendosi me 52 vota pro dhe asnjë kundër njohjes në parlamentin 90-vendësh. Ligjvënësit e tjerë nuk ishin të pranishëm për votimin.
Vendimi i Sllovenisë erdhi disa ditë pasi Spanja, Norvegjia dhe Irlanda njohën shtetin e Palestinës, gjë që u kritikua nga Izraeli.
Më parë, vetëm shtatë anëtarë të 27 vendeve të BE-së e njohën zyrtarisht shtetin palestinez. Pesë prej tyre janë vende të ish-bllokut lindor që njoftuan njohjen në 1988, siç bëri Qiproja, përpara se të bashkohej me BE. Njohja e Suedisë erdhi në vitin 2014.