Ballina Kronika DURRES/ Në prangat e policisë dy shtetas të dënuar për mashtrim dhe...

DURRES/ Në prangat e policisë dy shtetas të dënuar për mashtrim dhe një 60 vjeçar për ushtrim dhune në familje

343
0

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaloi shtetasin në kërkim K. K., 65 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Komisariat i Policisë Durrës

– ndaloi shtetasin në kërkim Xh. D., 23 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Durrësit e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi”;

– arrestoi në flagrancë shtetasin N. M., 60 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.