Ballina Europë I dënuar në Angli, shqiptari përdor Tik Tok për të mbledhur para/...

I dënuar në Angli, shqiptari përdor Tik Tok për të mbledhur para/ The Sun: Kozaku i premtoi 2 mijë euro

32
0

Shefat e burgjeve po hetojnë pasi The Sun të dielën zbuloi klipet e mafiozit Eugert Merizaj.

Shqiptari, i dënuar me 32 vite burg për vrasjen me armë zjarri të një tregtari rival droge, duket se po përdor një celular të ndaluar teksa kërkon para nga 63 mijë ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Pavarësisht ndalimit të celularëve, ai ka transmetuar vazhdimisht biseda të drejtpërdrejta javët e fundit në HMP Manchester.

Javën e kaluar ai foli nga qelia me shqiptarin Kozak Braci, i cili e quan veten “Mbreti i Instagramit”.

Në videon e parë të siguruar nga The Sun, Braci i thotë Merizajt: “Do të kesh 2000 euro nga unë, 2000 euro nga Fabio. …si mbështetje për të dalë nga burgu”.

Fabio është një vrasës shqiptar që vuan jetën në Greqi.

Merizaj gjithashtu mburret se ka shpenzuar 50 mijë paund për avokatët.

Ai tha: “askush nuk do të më lëshojë. Më kanë ikur paratë.” Në një klip tjetër, një mbështetës i thotë se do t’i dërgojë 1000 euro “sepse je djalë i mirë dhe në burg”.

Merizaj, i cili gjithashtu bisedon me gra në internet, ishte pjesë e një bande që vrau tregtarin e kanabisit Hemaëand Ali Hussein në Hartlepool në vitin 2019. Ai u burgos pasi u ekstradua nga Belgjika.

Shërbimi i Burgjeve tha: “Telefonat celularë nuk tolerohen”. Burimet thanë se shefat e burgjeve po hetonin videot.