Ballina Aktualitet “S’mu dha fjala në Kuvend, doja të flisja për atë që ndodhi...

“S’mu dha fjala në Kuvend, doja të flisja për atë që ndodhi në Hagë”/ Koçeku, jashtë ambienteve të Kuvendit: Shteti e ka neglizhuar ndër vite çështjen e Kosovës

46
0

Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku theksoi se nuk iu dha fjala në Kuvend, pasi donte që të fliste për dënimin e ish krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale e Hagës.

Ajo theksoi se shteti shqiptar ndër vite e ka neglizhuar çështjen e Kosovës, ndërsa shtoi se marrëdhëniet e konsoliduara me Evropën duhet të ishin përdorur për çështjen e Kosovës dhe jo për interesa politike.

“Kërkova me fjalën për të kërkuar përgjegjësi dhe përgjigje ndaj neglizhencës nga institucionet shqiptare ndër vite për çështjen e Kosovës.

S’mu dha e drejta e fjalës për një çështje që është më e rëndësishme sot për sot për shqiptarët sepse është detyrim kushtetues për shtetin tonë shqiptar që t’u garantojë mbrojtje, liri dhe të drejta të të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë kufirit.

Çështja e Kosovës është neglizhuar sistematikisht. Shteti shqiptar është konsoliduar në marrëdhëniet ndërkombëtare por për çfarë po përdoren këto miqësi nëse nuk i vendosim në shërbim të interesave shtetërore këto lidhje. Këto lidhje po përdoren më shumë për interesa politike, sesa për dinjitetin e shtetit”, tha ajo.