Ballina Kronika Aksident në Majën e Harapit në Theth, turisti mbetet i bllokuar mes...

Aksident në Majën e Harapit në Theth, turisti mbetet i bllokuar mes thepave të malit

42
0

Aksident në Majën e Harapit në fshatin turistik të Thethit. Një turist nga Gjermania mbeti i bllokuar mes thepave të malit, shtetasi Timo Misler, 34 vjeç.

i është dashur ndëhyrja dy herë një helikopteri të forcave të ushtrisë dhe më tej është arritur që të nxirret nga vendi ku kishte mbetur i bllokuar, duke arritur që të shpëtojë me ndërhyrjen e dytë nga ajri.

Në këtë operacion një ndihmesë të madhe dhanë edhe banorët e zonës së Thethit, duke u vënë në gatishmëri për të shpëtuar turistin gjerman. Kujtojmë se rastet e humbjes së jetës të turistëve të huaj në Theth apo rastet e aksidenteve po kthehen në një shqetësim, pasi ata kërkojnë të eksplorojnë zona ku nuk rekomandohet kalimi.