Ballina Politika Fredi Beleri u zgjodh deputet i Parlamentit Evropian, reagon kryeministri Rama

Fredi Beleri u zgjodh deputet i Parlamentit Evropian, reagon kryeministri Rama

34
0

Kryeministri Edi Rama nuk pranoi të komentonte zgjedhjen e Fredi Belerit si deputeti i Parlamentit Evropian.

Nga Prishtina, ku ai mbajti një konferencë me kryetarin e Komunës së Prishtines, Përparim Rama, kreu i qeverisë shqiptare tha se “nuk kam asnjë koment”.

Pyetje: Si e komenti zgjedhjet e Fredi Belerit eurodeptuet?

Edi Rama: Nuk kam asnjë koment për këtë, jam në Prishtinë.

Ndërkohë Rama më tej tha se “Për fat të keq politika e jashtme është bërë politikë e brendshme, një tendencë që thellon më shumë, që mund të sjellë më shumë vota këtu po i bën më shumë dëm Kosovës jashtë”.