Ballina Politika Protesta para Bashkisë, momenti kur deputeti Bledion Nallbati godet me shqelm policin

Protesta para Bashkisë, momenti kur deputeti Bledion Nallbati godet me shqelm policin

34
0

Në protestën e 11-të, militantët e Rithemelimit u pakësuan sërish dhe vetëm një grusht i vogël njerëzish iu përgjigj thirrjes për të protestuar sot kundër Bashkisë së Tiranës.

Skenari ishte po i njëjti: Një grumbull gomash që digjet, me të vetmin ndryshim që policia i përgjigjej çdo tentative për flakë, me fikëse zjarri.

Reagimi i policëve shtoi mllefin te protestuesit dhe deputetët, të cilët u përplasën edhe fizikisht me uniformat blu, por u përballën me gazin lotsjellës. Në videon më poshtë është momenti kur deputeti i Rithemelimit, Bledion Nallbati godet me shqelm efektivët të cilët po mbroheshin nga protestuesit e dhunshëm.