Ballina Lifestyle Udhëtoi me avion privat, kush është i dashuri miliarder 85-vjeçar i Françeska...

Udhëtoi me avion privat, kush është i dashuri miliarder 85-vjeçar i Françeska Jaçes

0
59

Ish banorja e “Big Brother Albania”, Françeska Jaçe është një ndër modelet më të komentuara në rrjete sociale. Françeska gjithashtu është shumë aktive me postimet e saj,  ku herë pas here publikon foto ku tregon udhëtimet e makinat luksoze e veshjet mjaft të shtrenjta.

Së fundmi Françeska ka publikuar një video në Tik Tok, teksa tregon pak para nisjes në një udhëtim me një avion privat.

Mesa duket ky luks vjen si pasojë e lidhjes së saj me miliarderin 85-vjeçar të farmaceutikës.

Teksa kemi kërkuar orën e nisjes së fluturimit, zbulohet se udhëtimi ka qenë nga Gjeneva drejt Dubait. Në këto informacione kemi zbuluar edhe emrin e avionit privat, i cili në një kërkim del në pronësinë e bilionerit 85-vjeçar Ernest Mario, i cili mesa duket mendohet të jetë edhe i dashuri i Françeskës.

Ernest Mario është një ekzekutiv i industrisë farmaceutike amerikane dhe fitues i Medaljes së Nderit Remington 2007, dhënë nga Shoqata Amerikane e Farmacistëve.

@franceskajace

#memories

♬ Good Memories – Cochren & Co.