Ballina Bota Vala më e gjatë e të nxehtit ndonjëherë ka përfshirë Indinë –...

Vala më e gjatë e të nxehtit ndonjëherë ka përfshirë Indinë – dhe më e keqja nuk është parë akoma

33
0

Vala e të nxehtit në Indi është më e gjata që ka goditur ndonjëherë vendin, tha eksperti më i lartë i motit i qeverisë, ndërsa paralajmëroi se njerëzit do të përballen me temperatura gjithnjë e më “goditëse”.

“Kjo ka qenë periudha më e gjatë sepse është përjetuar për rreth 24 ditë në pjesë të ndryshme të vendit”, ka thënë kreu i Departamentit Meteorologjik të Indisë (IMD), Mrutyunjay Mohapatra.

Disa pjesë të Indisë veriore janë përfshirë nga një valë të nxehti që nga mesi i majit, me temperatura të larta mbi 45°C.

Mërkuri pritet të bjerë në veri këtë muaj, por Mohapatra paralajmëroi se do të pasojë edhe më keq.

“Valët e të nxehtit do të jenë më të shpeshta, të qëndrueshme dhe intensive nëse nuk merren masa parandaluese”, ka shtuar ai.

India është emetuesi i tretë më i madh në botë i gazeve serrë, por është zotuar të arrijë një ekonomi neto me emetime zero deri në vitin 2070 – dy dekada pas pjesës më të madhe të Perëndimit të industrializuar.

Tani për tani, ajo mbështetet në masë të madhe nga qymyri për prodhimin e energjisë.

“Ne po rrezikojmë jo vetëm veten, por edhe brezat tanë të ardhshëm”, ka thënë Mohapatra.