Ballina Politika Deputetja e PS-së Sara Mila paraqitet në SPAK

Deputetja e PS-së Sara Mila paraqitet në SPAK

43
0
Screenshot

Deputetja e PS-së e Qarkut Elbasan paraqitet në SPAK. Sara Mile, e cila aludohet se erdhi në Kuvend me ndihmën e organizatës kriminale të Suel Çelës mbërriti e vetme në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë shpjegime si person në dijeni.

Dosja ka mbërritur në SPAK nga Elbasani.

Sipas informacioneve paraprake, çështja lidhet me dyshimet se disa persona janë favorizuar dhe kanë përfituar ndihmë ekonomike me qëllim që të votonin për Partinë Socialiste.

Mile ka mbërritur e vetme në Prokurorinë e Posaçme. Ende nuk dihet se për cilat rrethana të dosjes i janë kërkuar shpjegime deputetes.