Dy ditë protesta në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë kanë sjellë 37 gjoba për bllokimin e qarkullimit. Personat e gjobitur do të paguajnë nga 5 mijë lekë secili, ndërsa shuma e përgjithshme e gjobave arrin në 185 mijë lekë.
Gjatë tubimeve të 9 dhe 10 nëntorit, efektivët u kërkuan disa herë me megafon protestuesve që të lironin bulevardin për të lejuar kalimin e automjeteve. Sipas policisë, rruga mbeti e bllokuar edhe pas këtyre thirrjeve.
Për secilin prej 37 personave, policia ka mbajtur një procesverbal. Gjobat janë vendosur në bazë të aktit normativ të 28 tetorit, i cili parashikon gjobë prej 5 mijë lekësh për bllokimin e rrugës.







