Ballina Kronika “Laerti tha: ‘Çohuni, vendosini tritol’/ Artan Tafani rrëfen në GJKKO atentatin ndaj...

“Laerti tha: ‘Çohuni, vendosini tritol’/ Artan Tafani rrëfen në GJKKO atentatin ndaj biznesit të babait të Noizyt”

59
0

I penduari i drejtësisë, Artan Tafani dëshmon në Gjykatën e Posaçme në procesin penal ndaj kreut të bandës Laert Haxhiu.
Ai rrëfeu sërish lidhur urdhrin që Haxhiu dha që të vendosej tritol biznesit të Bashkim Rajkut, babait të Rigels Rajkut, reperit të njohur si Noizy. Laert Haxhiu po gjykohet veçmas nga të anëtarët e bandës për shkak se u ekstradua nga Greqia.
Ai akuzohet për krime të rënda, si vrasje, atentate, shkatërrim prone me eksploziv, etj.

Dëshmia e plotë e Artan Tafanit

“Kleviol Ahmetaj me Noizyn janë zënë. Janë ofenduar nëpër TikTok. Pastaj ka shkuar në Durrës Klevioli. Laerti i ndiqte në TikTok, e kishte shok Kleviolin. Po diskutonim dhe po thoshte Laerti t’i bënin diçka Noizyt se ka rrahur Kleviolin, t’i vendosnim tritol.

Atë natë mori e ëma Laertin dhe po e pyeste pse e goditën Kleviolin. E vunë në sedër, motra dhe e ëma.

Kaloi pak dhe tha: ‘Çohuni, vendosini tritol’. E bëmë gati. Kishim tritol te shtëpia. E merrnim në Tepelenë. U çuam e bëmë gati, disa 100 gramshe. E izoluam me ngjitës. Vendosëm targat e një Benzi te makina ime. E dinte Lulzim Spahia ku do shkonim. Ai tha ta hidhnim në lokal. Në katin e dytë ishin xhamat hapur me karriget në shesh.

Parkova në dalje makinën. Lulzimi ndezi makinën. Nuk po i gjeja shkallët. U ktheva prapë te makina, i thashë: ‘Nuk po i gjej shkallët’. Lulzimi foli me Laertin. I thashë unë ta vendosnim te dyqani poshtë. E vendosëm te dyqani i rrobave. E vendosa, ndeza fitilin dhe ika. Teksa largoheshim dëgjuam që shpërtheu. U kthyem në Astir. Parkuam makinën. Laerti vendosi ta vinte tritoli.”