Ballina Politika Apeli i dha vulën Berishës, reagon Alibeaj, ja çfarë thotë për vendimin

Apeli i dha vulën Berishës, reagon Alibeaj, ja çfarë thotë për vendimin

36
0

Enkelejd Alibeaj thotë se do ta zbatojnë vendimin e Apelit për Vulën e PD-së pikë për pikë. I pyetur nga gazetarët para se të futej në mbledhjen me Bashën, Alibeaj nuk komentoi gjatë.

Ndërkohë, edhe deputeti Kreshnik Çollaku, tha se do respektojnë vendimin e Apelit. Ai tha se është deputeti i PD dhe do mbetet deputet i PD.

“Do e zbatoni vendimin e Apelit? Alibeaj: Pikë për pikë.

Kreshnik Çollaku: I qëndroj atyre që kam deklaruar. Ka një vendim të gjykatës që kemi detyrimin ta respektojmë. Do komunikojmë më tej. Jam deputeti i PD dhe do mbetem deputet i PD. Vendimi është marrë, e respektojmë.