Ballina Politika Apeli i dha vulën e PD-së, Sali Berisha kërkon interpelancë urgjente me...

Apeli i dha vulën e PD-së, Sali Berisha kërkon interpelancë urgjente me kryeministrin Rama!

91
0

Edhe pse në arrest shtëpia, ish kryeministri Sali Berisha ka kërkuar një interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama.

Lajmi konfirmohet nga gazetari Osman Stafa, i cili ka mësuar se interpelanca me kreun qeverisë është kërkuar për tenderat e përfituar nga familjarët e tij dhe për tenderat sekret.

Kërkesa është dorëzuar këtë të hënë, por nuk është përfshirë në rend dite nga Kryetarja e Kuvendit.

Sipas rregullores deputeti kërkues, në këtë rast Sali Berisha, ka te drejtën e paraqitjes se interpelancës, duke e lexuar nga salla e kuvendit të Shqipërisë.

A do të thotë kjo se Sali Berisha mund të dalë nga shtëpia e tij dhe të vij në Kuvendin e Shqipërisë ne seancën plenare që do të zhvillohet këtë të mërkurë? Kjo mbetet për tu parë nesër. Nga ana tjetër është artikuluar se Sali Berishës i përfundon mandati në 21 qershor, pasi ka 6 muaj pa qenë në Kuvendin e Shqipërisë. Por kjo mbetet për t’u parë sesi do të interpretohet mungesa e tij, nëse do të konsiderohet me apo pa arsye.