Kryeministri Rama akuzoi dje Shtetet e Bashkuara të Amerikës se kanë tradhëtuar ish-Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi. Duke mohuar rolin kyç të SHBA në çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës, Rama akuzoi Uashingtonin zyrtar se nuk ka bërë më të mirën për Hashim Thaçin, i cili pak ditë më parë u dënua nga Gjykata e Hagës.
Në një reagim Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi thotë se tradhtari i vetëm është Edi Rama dhe rendit 17 faktet
Reagimi
Tradhtia e provuar dhe “tradhtia” e hamendësuar
Tradhtari i provuar i kombit, Edi Rama akuzoi SHBA dhe ish-Presidentin Biden për “tradhti” të hamendësuar ndaj krerëve të UÇK, rrjedhimisht, ndaj Kosovës.
Pasi nuk mund të përsërisë më pafundësisht refrenin “Fajin e ka Saliu”, Rama duket se ka gjetur një adresë tjetër ku të transferojë tradhtinë.
Ironia bëhet edhe më e madhe kur kujton qëndrimet e vetë Ramës ndaj Presidentit aktual të SHBA, Donald Trump, që me të njëjtën gjuhë të ashpër e cilësonte si një kërcënim për njerëzimin dhe uronte të mos fitonte kurrë.
Por nëse flasim për Kosovën, tradhtia e provuar, ka emër: Edi Rama.
Që kur u çlirua Kosova, armiqtë e kombit shqiptar, ndoqën një politikë shumë të mençur, duke u përpjekur ta “marrin kalanë” nga brenda me “kalin e Trojës”, Edi Rama.
Lapidar mbetet konstatimi i gazetarit të mirënjohur gjerman, Michael Martens: “Edi Rama është padyshim kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga Nikola Pashiç”
Faktet flasin vetë!
1. Edi Rama mbështeti me fanatizëm projektin e ndarjes së Kosovës.
2. Edi Rama emëroi Ministër të Jashtëm, një anonim, vetëm pse mbështeste publikishit ndarjen e Kosovës.
3. Edi Rama është ndër themeluesit në Nish të projektit të “Ballkanit të Hapur”.
4. Edi Rama është autori i hedhjes në gjyq, për herë të parë në historinë e shtetit tonë dhe të shtetit të Kosovës, të kryeministrit të Kosovës (Ramush Hajradinaj).
5. Edi Rama është autori i deklaratës skandaloze, që tronditi dhe mediat britanike, se veriu i Kosovës, është tokë e askujt.
6. Edi Rama është autori i deklaratës skandaloze, që së afërmi Shqipëria dhe Kosova, do të kishin një President (nënkupto zhbërjen e shtetit të Kosovës).
7. Edi Rama ishte Kryeministri që u vonua më shumë nga të gjithë, për dënimin e sulmit terrorist në Banjskë dhe që nuk e dënoi aktin e rrëmbimit të policëve të Kosovës në territorin e tyre nga ushtria serbe.
8. Edi Rama, provokon vazhdimisht Kosovën, pavarësinë e saj, shtetin e saj dhe njëkohësisht i mban ison Serbisë.
9. Edi Rama në 13 vite në pushtet nuk e ka përmendur kurrë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që legjitimoi pavarësinë e Kosovës.
10. Edi Rama nuk ka lëvizur as gishtin e vogël për të nxitur njohjen e Kosovës nga sa më shumë shtete.
11. Edi Rama nuk përmendi Kosovën në fjalimin e tij në OKB se mos mërzitej Beogradi.
12. Edi Rama emëroi në krye të SHISH, Vlora Hysenin të shkarkuar nga Albin Kurti për lidhje agjenturore me UDB-në.
13. Kllounët mediatikë që financohen nga UDB, mbështetin të gjithë Edi Ramën.
14. Edi Rama i doli në krah Serbisë për të mos I vendosur sanksione Rusisë.
15. Edi Rama nuk guxoi të shpallte non-grata ministren serbe që glorifikoi genocidin në Kosovë
16. Edi Rama i bashkohet Vuçiçit për “integrimin europian” por kurrë me Kryeministrin e Kosovës.
17. Edi Rama kërkonte uljen e Serbisë në tryezë me BE kur e gjithë Europa dënonte Serbinë për glorifikimin e kriminelit Ratko Mlladiç.
Faktet nuk manipulohen dot dhe as “tradhtia” nuk mund të hidhet përtej Atlantikut.
Tradhtia është në Tiranë.
Tradhtia ka emër.
Tradhtia është Edi Rama.







