Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me deklaratat për uljen e pabarazisë në paga.
Përmes një postimi, Hoti ka thënë se, pavarësisht deklaratave të Kurtit, vetëm katër nga dhjetë persona të moshës së punës janë të punësuar, ndërsa te gratë dhe të rinjtë kjo përqindje është edhe më e ulët.
Ai ka theksuar se këto raporte kanë mbetur të pandryshuara në pesë vitet e fundit, pavarësisht miliona eurove të shpenzuara në skema punësimi dhe subvencione.
Hoti ka kritikuar gjithashtu rritjen e kostos së jetesës, krizën e prodhimit vendor dhe mungesën e sigurimeve shëndetësore.
“Për çfarë ulje të pabarazisë po flet ky?”, ka shkruar Hoti.
Postimi i plotë:
Kurti mashtron veten e botën me deklarata se e ka ulur pabarazinë në paga.
E fsheh të vërtetën brutale se:
– nga çdo 10 persona të moshës së punës, vetëm 4 janë të punësuar;
– nga 10 gra të moshës së punës, vetëm 3 janë të punësuara;
– nga 10 të rinj të moshës 15-24, vetëm 3 janë të punësuar;
– gjysma e popullsisë së moshës së punës as nuk marrin pjesë në tregun e punës.
Këto raporte kanë mbetur të njëjta në pesë vitet e fundit, edhe pse janë shpenzuar miliona në skema të superpunës e të subvebcioneve pa asnjë efekt real afatgjatë.







