Ballina Europë Kryeministrja daneze paralajmëron për rritje të agresionit, pas sulmit ndaj saj

Kryeministrja daneze paralajmëron për rritje të agresionit, pas sulmit ndaj saj

22
0

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, tha të martën se ende është duke e marrë veten fizikisht dhe mendërisht nga sulmi kundër saj në qendër të Kopenhagës javën e kaluar, si dhe paralajmëroi për rritje të veprimeve të dhunshme në publik.

Një burrë polak, 39 vjeç, është futur në paraburgim si i dyshuar për sulmin ndaj Frederiksenit, si rrjedhojë e të cilit ajo pësoi lëndime në qafë.

Sulmuesi ishte nën ndikimin e alkoolit dhe drogës në atë kohë, prandaj nuk ka ndonjë tregues për motive politike, thanë autoritetet.

“Ende nuk jam vetja. Unë kujdesem për punën time si kryeministre dhe gjithmonë do ta bëj. Isha në gjendje të punoja edhe në fundjavë, por jo në mënyrën e njëjtë si zakonisht”, tha Frederiksen në një intervistë për transmetuesin DR.