Ballina Europë Rreth 18 milionë euro gjenden të fshehura nga ish-vartësi i Viktor Orbanit

Rreth 18 milionë euro gjenden të fshehura nga ish-vartësi i Viktor Orbanit

108
0

Autoritetet hungareze kanë sekuestruar rreth 20 milionë dollarë (17.7 milionë euro) para të fshehura kesh gjatë një hetimi për korrupsion ndaj një ish-ministri të qeverisë së ish-kryeministrit Viktor Orban.

Zyra e sapokrijuar e vendit për Rikuperimin dhe Mbrojtjen e Aseteve Kombëtare deklaroi të premten se hetuesit i zbuluan paratë gjatë kontrolleve të lidhura me ish-ministrin e Zhvillimit Kombëtar, Miklos Sesztak.

Ky zbulim është pjesë e një fushate të gjerë antikorrupsioni të nisur nga kryeministri PEter Magyar, i cili mposhti Orban-in në zgjedhjet parlamentare të prillit. Paratë u zbuluan gjatë kontrolleve dyditore në kryeqytet, Budapest, dhe në tre qarqe të tjera hungareze.

Hetuesit gjetën sasi të mëdha parash kesh  të groposura në pyje, të fshehura në objekte bujqësore, magazina dhe prona banimi, si dhe të ruajtura në një kasafortë të shtrenjtë në një vend të izoluar.