Ballina Europë Ngjarja e rëndë: Pasi e masakroi, autori shkon me trupin e pajetë...

Ngjarja e rëndë: Pasi e masakroi, autori shkon me trupin e pajetë të gruas në polici

26
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Modena natën mes të hënës dhe të martës. Një 48-vjeçar u shfaq gjatë mesnatës në selinë e Karabinierëve me trupin e gruas së tij, një 41-vjeçare, nënë e dy fëmijëve 2 dhe 3 vjeç.

Trupi i saj u gjet në bagazhin e një fugoni. Ajo ishte e mbështjellë, teksa ishte e lidhur rreth qafës me një kabllo elektrike dhe me një rrip, teksa i dyshuar kryesor është 48-vjeccari.

Viktima, siç rezultoi nga hetimet fillestare, kishte nisur një procedurë pranë autoritetit gjyqësor të Innsbruck (Austri) për të marrë kujdestarinë parësore të dy fëmijëve të mitur dhe ushtrimin e të drejtave të vizitës.