Ballina Politika Sot u ngazëllye para vendimit të saj, si e sulmonte Sali Berisha...

Sot u ngazëllye para vendimit të saj, si e sulmonte Sali Berisha 3 vite më parë gjyqtaren që i dha vulën e PD, kunatën e Belinda Ballukut

28
0

Sapo u shpall vendimi, Berisha nxitoi që të reagojë në një postim në Facebook, por kësaj radhe nuk pati asnjë sulm drejtësinë, ndonëse në trupin gjykues ishte një prej gjyqtareve që Berisha e ka sulmuar 3 vite më parë, Iliba Bezati.

“Këtij vendimi historia do ti njohë meritën e madhe të parandalimit të një mynxyre të vërtetë për vendin, kapjen e pluralizmit politik nga partia shtet”, shkroi Berisha lidhur me vendimin, por kësaj radhe që drejtësia vendosi në favor të tij, ish-kryeministri heshti, ndërsa alibia e tij dhe grupimit për komplot ndaj drejtësisë ra.

Kjo nuk është hera  e parë që qëndrimet e PD ( me vulën e kunatës Ballukut) ndaj drejtësisë janë si parashikimi motit, kur i pëlen!

Iliba Bezati ishte një nga gjyqtaret që votoi pro dhënies së vulës Berishës, por ja si e sulmonte ish-kryeministri atë 3 vite më parë. Në llogarinë e Berishës në Facebook, në një postim të datës 30 Prill 2021, Berisha nuk lë gjë pa shkruar për gjyqtaren IIiba Bezati.

Bezati atë periudhë mbante postin e kryetares së Gjykatës së Apelit Vlorë dhe gjatë një vizite në Pazarin e Krujës me miket e saj, kishte vendosur kapele me yllin partizan të marrë nga stendat që shesin produkte artizanale. Por kjo foto mjaftoi që Berisha të sulmonte gjyqtaren, duke shkruar për të se po festonte kalimin e vettingut me yll të kuq në ballë.

“Gjykateset qe kalojne vetingun, festojne fitoren e PS me yll te kuq ne balle! Kjo eshte IIiba Bezati Qirko, kryetare e gjykates se apelit vlore, kunata e famozes Pamela Balluku, motres se Ndrikull Grykesise apo Belinda Balluku. Iliba kaloi ne kundershtim me çdo ligj vetingun me urdher te Edi Rames dhe ndihmen e kunate Pameles”, shkruante Berisha. Postimin e ka sjellë në memorie Shqiptarja.com.