Ballina Politika Basha në gjurmët e gjyshërve të tij: Ëndrra që kishim ishte çlirimi...

Basha në gjurmët e gjyshërve të tij: Ëndrra që kishim ishte çlirimi i Kosovës

27
0

Në Podcastin e rradhës me Ermalin dhe Marsidin, Lulzim Basha, ishte te shtëpia e Jasharëve në Prekaz, me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës. Aty Basha tregoi historinë e gjyshërve të tij me origjinë nga Drenica dhe Peja e Kosovës, dhe masakrat që kanë përjetuar nga serbët shumë kohë më parë, arsye kjo që i kishte detyruar të largoheshin drejt Shqipërisë.

“Këtu jemi në Prekaz dhe pak më tutje është Likovci, është fshati i gjyshit tim i cili është larguar shumë i ri, pothuajse fëmij në kushte shumë të ngjashme me 98-ën. Është larguar në fund të kryengritjes së Drenicës të viteve 20 të shekullit të kaluar. Ka përjetuar ai dhe familja e tij masakra të të afërmve të vet. Kam qenë shumë i vogël kur ka ndërruar jetë, por jam rritur me rrëfimet e familjes. Me rrëfimet e gjyshes e cila është nga Peja. Edhe ajo është larguar 12 vjeç nga Peja, po kështu e detyruar famija e saj nga presioni dhe nga dhuna e regjimit serb atëherë. Pra, të dy prindërit e nënës time kanë lindur dhe janë rritur këtu, gjyshi në Drenicë, gjyshja në Pejë” – tha Basha.

Ai foli për heroizmin e drenicakëve në luftrat si kundër osmanëve, por në veçanti kundër serbëve. Basha tregon vuajtjet e gjyshërve nga shtypjet serbe që nuk kanë ka kursyer as fëmijët, as foshenjet 2 vjeçare, as të moshuarit. Kjo për të dhe për kushërinjtë e tij përkthehej në një ëndërr për çlirimin e Kosovës.

“Drenica shquhet për kryengritjet që ka organizuar gjithmonë kundër osmanëve, por në veçanti kundër Serbisë. Edhe këta vet serbët janë të vetëdijshëm për këtë. Domethënë, Millosheviçi është cituar në një moment nga Ëesley Clark duke thënë “do e bëjmë siç ua bëjmë gjithmonë në Drenicë”. E pra, nga pikëpamja ime personale e familjes time, ne e dinim fare mirë çfarë do të thoshte kjo. E dinim nga rrëfimet e gjyshit, edhe përmes gjyshes, sepse ai ka ndërruar jetë kur unë kam qenë i vogël që këtu, sa herë që Drenica ngrihej për liri, shtypja, terrori nuk ka kursyer as fëmijët, as foshenjet 2 vjeçare, as të moshuarit. Kjo ishte diçka që unë e kisha të rrëfyer, pothuajse të përjetuar me sytë e imagjinatës që fëmij. Ndaj kur ndodhi masakra e Prekazit, ishte diçka pothuajse profetike që po rikthehej dhe një herë, por kësaj rradhe për t’u përmbyllur plotësisht kapitulli i lirisë së Kosovës. Për ta thënë më shkoqur. Ajo hyrja që më pyetët pak më përpara në Hanin e Elezit, nuk ka qenë hyrja që kam imagjinuar. Hyrjen time në Kosovë e kisha imagjinuar që fëmij. Nuk e dija si dukeshte Kosova, kishim shumë pak foto, shumë pak imazhe të Kosovës. Por me sytë e mendjes e shikoja veten të ri, bashkë me kushërinjtë e mi të parë duke hyrë me uniformë ushtarake në Kosovë. Pra, ëndrra që kishim ishte çlirimi i Kosovës” – u shpreh Basha.