Ballina Kulturë Panairi i madh dhe ndër më të njohurit, përfshin artistë shqiptarë

Panairi i madh dhe ndër më të njohurit, përfshin artistë shqiptarë

68
0

Art Basel është një nga panairët më të njohur dhe më të rëndësishëm për artin bashkëkohor në botë.

Ky event ndodh çdo vit në tri qytete të ndryshme: Basel në Zvicër, Miami Beach në Floridën e SHBA-së, dhe Hong Kong.

Ai u themelua për herë të parë në vitin 1970 nga galeristët Ernsr Beyeler, Trudl Bruckner dhe Balz Hilt, me synimin për të sjellë së bashku botën e galerive, koleksionistëvet artistë dhe dashamirës të artit.

Mijëra vizitorë ka çdo vit, përfshirë galeristë të shquar, artistë, koleksionistë, kuratorë dhe kritikë arti.

Panairi lejon galeritë të prezantojnë veprat e artistëve të tyre, dhe është një platformë që mundëson shitjen e artit.

“Art Basel”, po ndodh tani me pjesëmarrje edhe të artistëve shqiptarë.