Ballina Politika Agron Duka: Djegia e mbetjeve në këtë vapë është më shumë se...

Agron Duka: Djegia e mbetjeve në këtë vapë është më shumë se një krim mjedisor!

53
0
Kjo foto është bërë sot në rrugën Laç – Fushë Krujë, në një zonë nën administrimin e Bashkisë Laç. Mbetjet urbane janë në flakë. Nuk dihet nëse zjarri është aksidental, apo i qëllimshëm, por denoncuesi informon se të tilla zjarre janë të shpeshta në vendgrumbullimet e mbetjeve. Mesaduket “menaxhimi” i mbetjeve përmes djegies, po rikthehet në praktikën shqiptare sërish.
Djegia e mbetjeve në këtë stinë të nxehtë, kur temperturat po shkojnë drejt ekstremeve, mbi 40 gradë, djegia e mbetjeve është më shumë se një krim mjedisor.
Në emër të PPA, unë kërkoj nga policia lokale dhe organe të tjera shtetërore, të hetojnë seriozisht djegien e mbetjeve urbane. Nëse kjo bëhet në mënyrë të qëllishme, kompania që mbulon grumbullimin e e mbetjeve në këtë zonë duhet të përgjigjet penalisht.
Të tilla skena, në një rrugë nacionale, ku kalon së paku një patrullë police në gjysmë ore, janë të tmerrshme të mos denoncohen zyrtarisht dhe të mos fiken nga zjarfikësit.