Ballina Politika Basha: PD nuk vjen në pushtet pa një aleancë të ngushtë me...

Basha: PD nuk vjen në pushtet pa një aleancë të ngushtë me SHBA. Hipokritët kanë vënë shishen e qumështit në rradhë në pritje të fundit të Berishës

25
0

Lulzim Basha: Po këto janë padiskutim evidente, siç është evident dhe dëshira, plani i Ramës që kjo të jetë fushata e ardhshme, sepse me këtë fushatë dihet rezultati. Sali Berisha është gogoli, shqiptarëve u paraqitet alternative se cili është më pak i korruptuar dhe natyrisht edhe me truket që Edi Rama ka bërë vazhdimisht në zgjedhje, dihet rezultati. Kundër kësaj Status Quo-je qëndrojmë ne. NE nuk e pranojmë këtë gjendje, ne nuk e pranojmë këtë Shqipëri pa alternativë me shqiptarë kokëulur që trajtohen si konsumator mjeran të një pushteti dual i cili vazdhon të hedh valle, të pasurohet, të pushtetohet më shumë, ndërkohë që vendi zbrazet. Për këtë arsye ajo që kemi marrë përsipër nuk është një llogaritje e vogël teknikalitetesh jo të parëndësishme. Por është një mision, e kemi nisur këtë si një mision. Sepse po ta kishim nisur për pragmatizëm, do kishim marrë rrugën e atyre hipokritëve që shkojnë te Sali Berisha dhe thonë “rroftë Sli Berisha, Sli Berisha duhet të jetë kryeministër”, ndërkohë sapo ndahen thonë që me këtë nuk vihet në pushtet dhe hajde t’i vëmë shishen ku t’i shkas këmba. Por kjo është një hipokrizi, një llogari meskine personale karakteresh të deformuara politikisht. Dhe këta janë tradhtarët e vërtetë të interest të demokratëve dhe të interest të qytetarëve shqiptarë. Ndërsa ne qëndrojmë ballëlartë, betejën e kemi bërë për kauza parimore, e kemi bërë sepse besojmë që një Parti Demokratike pa një aleancë të ngushtë me shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe dhe Bashkimin Europian, nuk mund të vij në pushtet. Ne besojmëe që Edi Rama të mundet, nuk mjaftojnë klithmat e denoncimeve, në veçanti kur hollohen nga hijet e pazareve, por duhet një alternativë e besueshme që u ofron shqiptarëve zgjidhje dhe që rikthen Partinë Demokratike në alternativë të së djathtës në Shqipëri. Me familjen, me ekonominë, me luftën kundër korrupsionit, me pronat dhe të përndjekurit dhe natyrisht me sigurinë kombëtare në këto kohë në qendër të programit dhe që është pikërisht programi që ne u ofrojmë shqiptarëve.