Ballina Kronika Bllokohen dy gomone me motorë në Palasë e Zvërnec, 100 mijë lekë...

Bllokohen dy gomone me motorë në Palasë e Zvërnec, 100 mijë lekë të reja gjobë drejtuesve, shkelën perimetrin e sigurisë

20
0

Brenda 24 orëve në Palasë dhe Zvërnec bllokohen dy mjete lundruese që shkelën perimetrin e sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Ndaj drejtuesve u mor masa administrative me gjobë 100 mijë lekë të reja

Më herët, shërbimet e Policisë Kufitare Dhërmi, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, ndërhynë menjëherë në plazhin e Palasës, duke bllokuar një mjet lundrues gomone që kishte shkelur perimetrin e sigurisë ujore për plazhistët, duke vënë në rrezik jetën e tyre dhe ndëshkuar me masë administrative 100,000 lekë të rinj drejtuesin e mjetit lundrues.

Shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, gjatë patrullimit të vijës bregdetare, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike, si dhe për kontrollin e përdorimit të mjeteve lundruese, ndërhynë dhe në plazhin e Zvërnecit, duke bllokuar një tjetër mjet lundrues gomone që kishte shkelur perimetrin e sigurisë ujore për plazhistët, duke vënë në rrezik jetën e tyre.