Dita e katërt e Euro 2024 u mbyll me fitoren 0-1 të Francës kundër Austrisë në stadiumin e Dusseldorfit. Dueli i Grupit D u vendos nga autogoli i Uober, me “Gjelat” e Francës që marrin një fitore me vlerë dhe barazojnë me tri pikë Holandën.
Duhej minuta e 38 që Kylian Mbappe të bënte rrëmujë në zonë dhe krosimi i tij të devijohej nga mbrojtësi austriak Uober në portën e tij. Në pjesën e dytë sërish Mbappe humbi një shans të artë, teksa në fund tri pikët shkuan për skuadrën e Deschamps, edhe pse pa shkëlqimin e pritur.
Ndeshja e radhës më 21 qershor është Holandë – Francë, duel që do vendos se cili ekip do jetë në krye të grupit. Po në këtë grup Polonia dhe Austria janë me zero pikë.