Ballina Sport Real Madrid kthen sytë kah ‘shënjestra’ e Liverpoolit

Real Madrid kthen sytë kah ‘shënjestra’ e Liverpoolit

30
0

Real Madrd po e shikojnë Jeremie Frimpong si një mundësi për të zëvendësuar Dani Carvajalin.

Sipas “Fichajes”, klubi spanjoll do të jetë në garë me Liverpool, Bayern Munchen e Manchester City për shërbimet e tij.

Frimpong tregoi paraqitje masive me Bayer Leverskusenin në sezonin e kaluar, duke qenë faktor kyç në fitimin e titullit.

23-vjeçari mund të luajë si mbrojtës i djathtë, por edhe si sulmues i djathtë.

Holandezi ka kontribuuar me 14 gola dhe 12 asiste në të gjitha kompeticionet me Leverkusenin, dhe mund të jetë një forcë shtesë e sulmit për Real Madridin.

Klubi spanjoll ka nevojë për dikë që mund të kontribuojë barabartë në dy anët e fushës, me Frimpong që e plotëson këtë kriter.

Ai është vetëm 23-vjeçar dhe karriera vetëm se do shkojë e të përmirësohet, madje duke qenë një lojtar kyç për Real Madridin, në rast se ndodh transferimi.

Derisa, për klube si Liverpool, ai do të ishte i nevojshëm, pasi do të zëvendësonte Arnoldin, i cili pritet që tash e tutje të luajë në mesfushë.